Gjendet i vdekur në rrugë një person në Podujevë

Një person është gjetur sot i vdekur në një rrugë në Podujevë, ka raportuar Gazeta Sinjali.

I ndjeri kishte dalë me biçikletë, por nuk u kthye në shtëpi i gjallë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe Emergjenca.

Vdekjen e tij e ka konfirmua mjeku kujdestar, i cili pas ekzaminimit për shenjat vitale, ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, viktima vuante nga një sëmundje dhe dyshohet se shkaktari i vdekjes mund të ketë qenë gjendja e tij e rënduar shëndetësore.

Lexo edhe:  Arrestohet gruaja që e bëri për spital burrin e saj në Rahovec