Pritet që barrikadat të hiqen sonte pas mesnatës
Heqja e barrikadave në Veri po flitet se
tashmë është veç çështje orësh.
Këto barikada janë të vendosura në rrugët nacionale që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, shkruan Jepi zë.
Rrugët janë bllokuar kryesisht nga banorë serbë lokalë, por autoritetet e Kosovës thonë se barrikadat janë vendosur me urdhër të Beogradit.
Në mesin e barrikaduesve janë parë edhe persona me të kaluar kriminale, prej tyre edhe të armatosur.
Mirëpo, “Jepi zë” mëson se këto barrikada pritet të hiqen sonte pas mesnate.
Vuçiq u shpreh më herët se barikadat duhet të hiqeshin, me ç’rast zhvilloi një takim në Rashkë.
Ndërkaq, një reagim erdhi sonte nga Presidentja Osmani, e cila tha se çështja e largimit të barikadave është çështje orësh, dhe në rast se nuk do të hiqen, do të veprojnë institucionet e Kosovës.