Vdes një punëtor në Shkabaj, bie nga lartësia

Një punëtor ka vdekur pasi ka rënë nga një lartësi në fshatin Shkabaj.

Viktima nuk arriti të përballojë plagët e marra teksa vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se rasti po hetohet nga njësitë kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

“Rasti ka ndodhë në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:  Mërgimtarët e një fshati të Skënderajt bëjnë organizim për t'u takuar e lidhur me vendlindjen