Kurti nervozohet pas lirimit të ish-policit serb, kërkon të di kush është prokurori e gjyqtari që e lejuan këtë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur i nervozuar me ndryshmin e masës së paraburgimit ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Kurti ka kërkuar të di se kush është ai prokuror e gjyqtar që e kanë lejuar kjo të ndodhë.

Ai ka potencuar se Pantiq kishte një akuzë për terrorizëm.

“Nuk e di këtë çështjen gjyqësore, procedurale të atij që është i pandehur që po mbahej në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Në qëndrim të paraburgimit e ka statusin e të paraburgosurit por njëkohërisht është i pandehur për terrorizëm. Ajo çfarë unë kam dëgjuar meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte problem me zemër, do të mund të dërgohej në spital që është e kuptueshme, a është e arsyeshme e vendos gjyqësori. Mirëpo kur ke një akuzë për terrorizëm, të dërgohesh në arrest shtëpiak, unë jam shumë kureshtarë se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar që e aprovon”, tha kryeministri.

Lexo edhe:  Pas 10 vitesh në burg, lirohet imami Zekirija Qazimi