Një veturë me targa gjermane përfundon me katër rrota në “hava”
Një vetura e tipit “Golf 8” është rrokullisur duke përfunduar me katër përpjetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ambulanta dhe njësitet e zjarrfikësve.
Zyrtarë të policisë i thanë Ekonomia Online se bëhet fjalë për vetaksident. Dyshohet se vozitësi nuk ia ka përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës, e cila ka qenë e lagur për shkak të rigave të shiut.