Situata në veri, Zvicra del me thirrje për Kosovën dhe Serbinë

Përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, të njëjtat vetëm se kanë vazhduar të forcohen.

Por për këtë, Qeveria e Zvicrës ka një mesazh për të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë.

Qeveria e Zvicrës u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë situatën.

Sipas qeverisë zvicerane, prania e trupave të KFOR-it dhe EULEX-it është thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë atje.

“U bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësor për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Zvicrës.

Lexo edhe:  Lufta në Izrael, çifti i ri dhuron puthje teksa priste vdekjen në festival