Këto janë gjobat për përdorim dhe prodhim të mjeteve piroteknike
Shitja e mjeteve piroteknike është e paligjshme.
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës thotë se një nga mënyrat për të parandaluar përdorimin e tyre, dhe rrjedhimisht dëmtimet e mundshme, është denoncimi i shitësve.
“Edhe përdorimi është i paligjshëm. Gjobat variojnë nga 200 deri në 500 euro për përdorim dhe 3 deri në 10 vjet burg për prodhimin dhe tregtimin e mjeteve piroteknike”, thuhet në njoftim.