Edhe një barrikadë në veri, bllokohet ura tek fshati Lisicë

Edhe një barrikadë e re është vendosur këtë mëngjes.

Ura e re që lidh magjistralen me Mitrovicën e Veriut është bllokuar nga disa kamionë, shkruan “Jepi zë”.

Siç shihet, aty janë vendosur disa kamionë me zhavor, duke bllokuar qarkullimin.

Kujtojmë se kjo bllokadë erdhi pak minuta pas asaj që u vendos në Lagjen e Boshnjakëve.

Ndryshe, veriu tani thuajse u bllokua nga të gjitha anët nga rreth 10 barrikada.

Lexo edhe:  Zjarri me 114 viktima në dasmë, çifti jep detaje: Ndjemë nxehtësinë, tavani filloi të shkrihej – u deshën vetëm pak sekonda