Zhvillime për barrikada, komandanti i KFOR-it i shkon në zyrë Kurtit

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka shkuar në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Kurti, pas tensioneve të krijuara në Veri si pasojë e vendosjes së barrikadave nga qytetarët serbë atje.

Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, bëri të ditur se takimi në Qeveri ka nisur më shumë se 20 minuta më parë.

Ajo tha se në ndërtesën e Qeverisë është parë duke hyrë zëvendësministri Besnik Bislimi.

Kujtojmë që një takim të tillë Kurti e paralajmëroi të shtunën.

“Meqë sonte është Krishtlindja, ne duhet të kemi shumë shpejt pas saj një takim me komandantin e KFOR-it dhe unë si kryeministër, e në të cilën besoj që të sqarojmë gjithçka por, kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht. Nga ai takim të cilin presim që ta kemi me komandantin e KFOR menjëherë pas Krishtlindjes besoj që do të sqarohet gjithçka dhe mund të ju japim përgjigje”, tha Kurti në konferencën e së shtunës.

Lexo edhe:  Shkarkime rrufesh e rënie temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot