Dy aksidente sot në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar

Sot në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë kanë ndodhur dy aksidente.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha se këto aksidente kanë ndodhur paradite.

Ai bëri të ditur se njëri është vetasident, ku është lënduar një person.

Ndërsa, në aksidentin tjetër janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar dy persona.

“Paradite kanë ndodhë. Njëri është vetaksident me një të lënduar, ndërsa në aksidentin tjetër janë përfshirë tri vetura me dy të lënduar”, tha Zahiti.

 

Lexo edhe:  Dalin pamjet kur plagosen babai me dy djemtë në Pejë, dëgjohen të shtënat e armës