Mërgimtari blen 33 pica familjare dhe i dërgon në stacionin policor në Mitrovicë për policët në Veri
Një qytetar me banim në Berlin të Gjermanisë ka vendosur që sot personalisht ta “qeras” drekën për 110 policët e Kosovës në Mitrovicë.
Mërgimtari ndodhet në Mitrovicë dhe kishte shprehur dëshirën të blejë 33 pica dhe 4 pako me pije për zyrtarët policorë, shkruan Jepi zë.
I kontaktuar nga “Jepi zë”, ai del të jetë nga qyteti i Fierit në Shqipëri por me banim në Berlin, ndërsa është nip Mitrovice.
Qytetari me emrin Janny Otto vije nga qyteti shqiptar por ndodhet për vizitë në qytetin e minatorëve, pasi një pjesë të familjes e ka nga Mitrovica, por me prejardhje nga Prekazi.
Ndryshe të shpeshta janë rastet kur qytetarët shprehin gatishmërin të ndihmojnë Policinë e Kosovës në forma të ndryshme.