10 vjet më parë seriali “Kafeneja jonë” e parashikoi rritjen e çmimeve në Kosovë
Skenaristi i serialit vendor “Kafeneja jonë”, Shkumbin Istrefi, ka publikuar një video në Facebook, e cila është nxjerrë nga një prej episodeve të këtij seriali, 10 vjet më parë.
Në këtë video, Nita dëgjohet duke e pyetur ‘Kokën’ se “pse po han bërllog?”, ndërsa ‘Koka’ i përgjigjet duke thënë: “Duhna me hongër diçka me majt trupin gjallë vlla.. buka u shtrenjtu u bo 50 cent ni bukë, ma shtrenjtë se byreku, plus benzina u bo dy euro”.
Siç duket ky serial e ka parashikuar gjendjen ekonomike 10 vite më parë, pasiqë muajve të fundit në Kosovë është shënuar rritje e madhe e çmimeve të produkteve esenciale.
Në disa qytete, buka është shtrenjtuar në 60 cent, ndërsa disa ditë një litër naftë është shitur deri në 1.90 euro.
Istrefi bashkëngjitur me këtë video ka shkruar: Tani thojnë jo simpsonat jo anej jo knej.