Flet babai i foshnjës që u fut në lavatriçe: Hezitonin të na jepnin foshnjën, mbetjet ishin të tmerrshme – bëhet fjalë për neglizhencë të mjekëve

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur javën e kaluar në spitalin e Pejës, ku një foshnje e cila kishe vdekur ka përfunduar në rrobalarëse.

E lidhur me rastin ka folur babai i foshnjës.

Ai tha prapa kamerave për Klan Kosova se foshnja vdiq si pasojë e neglizhencës së mjekëve.

“Menjëherë një ditë pasi ka ndodhur rasti kanë shkuar tek reparti i Gjinekologjisë, mirëpo stafi ka hezituar t’ua jap foshnjën. Nuk është se kanë pasur ndonjë arsye se pse nuk po e japin foshnjën. Foshnja ka përfunduar në lavatriqe. Krejt mbetjet që i kemi marrë kanë qenë të tmerrshme. Bëhet fjalë për neglizhencë të mjekëve. Lindja e gruas ka qenë e rregullt”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Lexo edhe:  Ky është personi që u kap me mbi 4 kg drogë në veturën e tij në rrugën Skenderaj – Mitrovicë