Serbët mblidhen për të protestuar në Rudar, KFOR-i blindon veriun

Një numër i madh i serbëve kanë filluar të shkojnë në Rudarë të Zveçanit për të marrë pjesë në protestën që është paralajmëruar për t’u mbajtur nga ora 12:00.

Nga pamjet e siguruara nga Klan Kosova shihet se ka pjesëtarë të KFOR-it të cilët kanë dalë në rrugën që të dërgon për në Rudarë.

Ndërsa gjatë rrugës Prishtinë-Zveçan janë dy patrulla policore që po i ndalin kryesisht veturat me targa serbe. Në mesin e serbëve që kanë filluar të mblidhen shihen vetura me targa të qyteteve të tjera të Kosovës, më së shumti janë ato me numrat 01 dhe 06. Po ashtu ka serbë që janë me transport të organizuar nga Begradi.

Ata janë ftuar për të marrë pjesë nga i ashtuquajturi shtabi i krizës në veri të vendit. Përfaqësues të këtij shtabi kanë bërë të ditur se organizimi i kësaj proteste ka të bëjë me deklaratat e fundit rreth heqjes së barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të cilat i konsiderojnë si kërcënim, si dhe të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Lexo edhe:  Vdekje e dyshimtë në veri: Burri 69-vjeçar i jep fund jetës me armë, Policia nis hetimet