Sulmohet seksualisht një grua në Fushë-Kosovë, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi në Fushë-Kosovë, që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.

Në njoftimin e së martës, Policia bëri të ditur se viktima ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa rast është duke u hetuar.

“Viktima kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.

Lexo edhe:  'Vllau t'hin n'hise edhe ta lshon, baxhanaku jo' - mblidhën baxhanakët për pushime në Brezovicë