Persona të maskuar sulmojnë gazetarët kosovarë te barrikada afër Çabrës

Një ekip i Klan Kosovës sot është sulmuar me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut.

Sulmuesit në drejtim të ekipit të përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë.

Ekipi i Klan Kosovës nuk ka pësuar lëndime fizike në këtë sulm.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  “Puna është keq”, ironizon profesor Kraki: Serbia dorëzohet, Batoni aktivizohet