S’ka vend për frikë, ushtarët amerikanë blindojnë kufirin e Kosovës
KFOR-i amerikan ka blinduar kufirin e Kosovës.
Kjo për ta siguruar pikën kufitare të Kosovës, e cila dyshohet të jetë cak i disa nacionalistëve serbë gjatë një proteste të paralajmëruar për sot.
Sipas paralajmërimeve, qëllimi i këtyre nacionalistëve është heqja e pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje.
Prandaj mëngjesin e sotëm, siç ka raportuar ekskluzivisht “Jepi zë” KFOR-i ka arritur në pikën e Jarinjes ku ka bërë një izolim me tela gjemborë.