Djali rrah nënën e tij në Podujevë, e bën për spital

Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje rreth orës 16:00 në Podujevë.

Kështu ka njoftuar vetë Policia e Kosovës.

“Podujevë 16.12.2022 – 16:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin ditor të PK-së.

Lexo edhe:  Kollçaku: Taksisti nga Shkupi më tha se para se të flej shikoj videot e Albin Kurtit