Vdes profesori universitar nga Mitrovica, Shefqet Rashani

Shefqet Rashani ka qenë njëri nga porfesorët më të vjetër në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Universitetin e Prishtinës.

I ndjeri ka qenë ligjerues i disa lëndëve në Teknologjinë Ushqimore, shkruan Jepi zë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë vajza e të ndjerit, përmes një postimi.

Postimi i plotë:

Me dhimbjen më të madhe të përjetuar ndonjëherë, ju njoftoj që babi më i mirë në botë, Prof. Dr. Shefqet Rashani, ndërroi jetë sot.

– Varrimi bëhet në varrezat e Prishtinës nesër, datë 15 dhjetor 2022, në orën 12:00.

– Babi do të përcillet me mbledhje komemorative në Universitetin e Mitrovicës, në Mitrovicë, me datë 16 dhjetor 2022 nga ora 10:00.

– Vizitat për neve familjarëve janë të hapura 3 ditë, data 17-19 dhjetor 2022, nga ora 08:00 gjer në 16:30 në Hotel Sirius në Prishtinë.

Lexo edhe:  E rëndë: 37-vjeçarja në Pejë tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon domestos