Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin seksual ndaj një vajze në Drenas

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim personit me inicialet A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  “Sulm seksual”.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata thotë se  “ka marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës e cila është e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston  rreziku që i njëjti do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo edhe të falsifikojë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtin në përsëritjen e veprës penale”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Policia në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Drenas, ku më pas viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Lexo edhe:  Pronari i Autosallonit “Alberti”, në mesin e të arrestuarve në aksionin e djeshëm të Policisë