Momenti kur shpërthen zjarri në Podujevë, punëtori tenton ta ndezë zjarrin me benzinë

Indeksonline ka siguruar pamje të momentit kur shpërthen zjarri në fshatin Peran të Podujevës, saktësisht në një mobileri.

Në pamjet shihet teksa një punëtor tenton ta ndez zjarrin me benzinë.

Mobileria gjendej në katin e sipërm të një pompe derivatesh dhe më pas zjarri ka filluar të marr përmasa më të gjera të shpërndarjes, duke përfshirë edhe pompën e derivateve “Veda Petrol”.

Në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, policia, të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit si dhe evakuimin e personave të atë zonë.

Bazuar në vlerësimet nga terreni, në vend ngjarje janë angazhuar zyrtarë të FSK-së, KEDS-it, zyrtari i komunës për hetimin e shkaqeve të zjarrit, të cilët në bashkëpunim me policinë dhe prokurorin janë marrë me rastin.

Pas hetimit preliminar, në koordinim me prokurorin e shtetit, është arrestuar një person i dyshuar, i cili është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është inicuar rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Për VIDEO klikoni KËTU

Lexo edhe:  Qytetet që do mbesin pa energji elektrike sot