“Po bëhen 55 orë që policët kanë mbetur pa ndërrim në Jarinje, po u përfundojnë rezervat ushqimore”

Kryetarja e Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu është ankuar për kushtet e punës së policëve dhe orareve të stërzgjatura. 

Ajo ka thënë se policët po qëndrojnë qe 55 orë pa në Jarinje.

Musliu ka thënë se policëve në veri përveç rraskapitjes po u përfundojnë edhe rezervat e ushqimit.

“Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qëndrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë. Përveç lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit. Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjendjen e policëve. Urgjentisht të gjendet një mundësi që të bëjë ndërrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta.”, ka shkruar ajo.

 

 

Lexo edhe:  Ishte dënuar për rrezikim të trafikut, ky është kosovari që u arrestua në aeroport – dërgohet në burg