Rrotullohet vetura që ishte në përcjellje të Kurtit

Një veturë nga eskorta e kryeministrit Albin Kurti është aksidentaur rrugës për Gjilan.

Nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihet se në aksident është përfshirë një veturë e eskortës së kryeministrit.

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu e ka konfirmuar lajmin duke shtuar se nuk ka të lënduar.

Ai tha se automjeti që është aksidentuar nuk ka qenë kryeministri në të.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  Izbica, fshati që tashmë ka më shumë varre se banorë