Pamje dramatike: Pas reshjeve të shiut vërshohet ky qytet i Kosovës
11/12/2022 | 08:16
Reshjet e shiut kanë shkaktuar sërish vërshime në Pejë.
Nga shiu që ka rënë të shtunën është vërshuar lagjja Fidanishtja, qendra qytetit, afër QKMF-së dhe pjesë të tjera.
Pamje nga gjendja atje janë publikuar në rrjete sociale.
Se do të ketë vërshime, e kishte paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Reshje shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut. Rajoni(et): Pejë, Gjakovë. Mundësia për të tejkaluar pragun 5-vjeçar të periudhës së kthimit të përmbytjeve 70 % dhe atë 20-vjeçare 30 %”, ka njoftuar IHMK, para dy ditësh.