Viktima ka mbetur në rrugë, pritet ardhja e forenzikës
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak minutave në Zhabar të Mitrovicës.
Dëshmitarët kanë thënë se bëhet fjalë për një këmbësor në moshë që ishte duke e kaluar rrugën.
Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes ku edhe ndodhet akoma.
Pritet që ekipi i forenzikës ta marrë kufomën që ka mbetur në mes të rrugës.