LAJMI I FUNDIT: Barikadat po qëndrojnë në rrugë, qarkullimi është bërë i pamundshëm

Në disa fotografi të publikuara nga Evropa e Lirë, shihen makineri e vendosur në rrugë.

Si shkak i kësaj bllokade, dy pikat kufitare janë mbyllur nga Policia e Kosovës, shkruan Jepi zë.

Të gjitha këto tensione janë ngritur pas arrestimit të ish policit, Dejan Pantiç, i cili dyshohet se ka organizuar sulmet ndaj zyrtarëve të komisonit qendror të zgjedhjeve dhe incidentet tjera në veri.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri Xhelal Sveçla përmes një postimi, ndërsa banorët serbë kanë bllokuar rrugën me qëllim të ndalimit që Pantiç të dërgohet në Prishtinë.

Lexo edhe:  Basketbollisti Drilon Hajrizi zyrtarizohet si kapiten në Trepçë