Policia e Kosovës sulmohet nga disa persona me armë të gjata në Veri

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar me armë të gjata nē Veri.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës para pak minutave përmes një njoftimi, përcjell Jepi zë.

Si pasojë një polic i Kosovës është lënduar.

Njoftimi i plotë:

Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.
Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.

Lexo edhe:  Lirohet nga paraburgimi 'Bio Mulaku'