I riu që iku nga Mitrovica e Veriut: U tmerruam nga shpërthimet, jemi lodh që 23 vjet

Blerim Zhubi, një qytetar shqiptar që jeton në pjesën veriore të Mitrovicës ka rrëfyer për për situatën e tyre pas shpërthimeve në Veriun e Kosovës që ndodhën të martën.

Ai ka treguar se është shpërngulur prej shtëpisë së tij dhe ka shkuar në pjesën jugore. Thotë se njëjtë kanë vepruar edhe disa familje shqiptare që kanë fëmijë.

“Ata janë të traumatizuar nga shpërthimet”, ka thënë ai, teksa ka kërkuar ndihmë nga institucionet e vendit.

“Ka ndodh tërheqja e njëkohësisht më ka thirr shoqja që kanë shperthy disa bomba. Kur kemi dalë para banesës ka qenë full full me popullatë serbe, ka dasht Zoti i madh nuk na kanë pengu. Policia e Kosovës në urën e Ibrit janë polici fiktive që nuk kanë të drejtë me bo as një hap”, ka thënë ndër tjerash ai.

Zhubi ka kërkuar nga shteti e simos nga institucionet e sigurisë që t’ia garantojnë sigurinë.

“Ose të na tregojnë e të kërkojmë azil politik, sepse jemi lodhur qe 23 vjet”, ka thënë ai për T7.

Lexo edhe:  Konflikt mes dy të rinjve në Obiliq, theret me thikë 18-vjeçari