LAJMI I FUNDIT: Humb jetën aksidentalisht një qytetar, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Carrabreg i Ulët në Deçan, ku një person ka vdekur pasi dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht.

Viktima është dërguar pa shenja jete, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Emergjenca, që njoftuan se bëhet fjalë për një burrë, i cili posa është pranuar në këtë qendër mjeku ka konstatuar se i ndjeri kishte pasur lëndime të rënda.

Rasti ka alarmuar familjen, e cila e dërgoi familjarin e tyre në spital, por fatkeqësisht ai nuk mbijetoi, me ç’rast u njoftua edhe Policia.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Cigarexhiu rrahet në qendër të Prishtinës me shitësin e kikirikave, arrin edhe ambulanca