“M’ka shkel kerri” 36 vjeçari nga Shtimja përfundon në polici pasi vërtetohet e kundërta

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për lajmërim të rrejshëm në polici.

Bëhet fjalë për 36 vjeçarin M.Sh nga Shtimja, shkruan 02Press

Më poshtë njoftimi i plotë:

Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm i rastit

Me datën 18.06.2022 në ora 10:25, personi me inicialet M.SH ( M/K) i moshës 36 vjeçar kishte raportuar në stacionin policor në Shtime një rast të lëndimit trupor , sipas tij lëndime trupore në këmbë i kishte shkaktuar një automjet VW Golf II , në rrugën ‘’ Tahir Sinani ‘’ në Shtime, për këtë kishte ofruar edhe raport mjekësor.

Hetuesit policor nga stacioni në Shtime, nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i kishin marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishin nisur hetimin .

Pas një pune hetimore për disa ditë, grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit policor kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale dhe deklarative se i dyshuari M.SH, kishte lajmëruar rrejshëm rastin lëndim trupor dhe me datën 13.07.2022 , i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Shtime .

Pas intervistimit nga hetuesit policor, ai në tërësi e ka pranuar veprën dhe me vendim të Prokurorit të rastit, ndaj tij është inicuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘’ Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm’’ me procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar .

Lexo edhe:  Ariu dëmton bletët e familjes Ahmeti në fshatin Kutllovc të Mitrovicës