Tifozët serbë sërish provokojnë me thirrjet për Kosovën

Serbët nuk po ndalin provokimet e tyre në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ata kanë provokuar tashmë futbollistët nga Kosova, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, si dhe shtetin e Kosovës.

Në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, që është duke u zhvilluar momentalisht në stadiumin “974”, ata po dëgjohen duke provokuar përmes këngëve.

“Kosova është zemra e Serbisë”, janë thirrjet që po dëgjohen.

 

Lexo edhe:  E rëndë: Kamioni godet për vdekje 11-vjeçarin shqiptar në Zvicër, publikohet fotoja e tij