Babai i Sokol Halilit ishte brenda shtëpisë ku ai u vetëvra, pamjet kur del nga aty
Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare, Hamide Magashit. Por, i njëjti s’ka pranuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten, në shtëpinë e tij në Shtime.
Trupi i Sokol Halilit më pas u dërgua në emërgjencë, ku u konstatua vdekja e tij.
Insajderi ka raportuar nga oborri i shtëpisë ku u vetëvra Halili. Ekipi i forenzikës ka arritur aty dhe, sipas raportimit, nga shtëpia ka dalë babai i Sokolit, Halil Halili.
Videon mund ta ndiqni KËTU