Zbulohen detaje tjera shokuese pas vrasjes së Hamide Magashit: Porsa ta lindte fëmiun duhej ta dorëzonte
Janë zbuluar edhe detaje tjera të rënda të rastit makabër që ndodhi mbrëmë në oborrin e QKUK-së, ku një grua shtatzëne u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, me të cilin u konfirmua se ishin në proces të divorcit.
Gazetarja e gazetës Insajderi edhe sot ndodhet në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë. Aty ka folur me njërën prej shoqërueseve të Hamide Magashit e cila mbeti e vrarë nga tre plumbat e shkrepur nga bashkëshorti i saj Sokol Halili.
Ajo i ka thënë se gazetares se ndjera i kishte thënë se sapo ta linde fëmiun do t’ia jepte burrit të saj.
“Kur ta lindi fëmijën kam me ua dhënë atyre, familje së burrit”, i ka thënë e njëjta Insajderit.
Ndërkohë që fëmiun duhet ta dorëzojë tek familja e burrit e ka konfirmuar edhe motra e të ndjerës.
Mësohet se varrimi pritet të bëhet ditën e nesërme.