Kryeprokurori i Gjakovës shpërndau pyetjet e testit, Këshilli Prokurorial anulon konkursin
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se do të nisin procedurat ligjore ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, pasi që ky i fundit dyshohet se shpërndau pyetjet e testit të konkursit për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesionalë.
KPK ka njoftuar se konkursi është anuluar në tërësi, duke e kthyer atë në pikën zero.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dyshimet e ngritura në media për shpërndarjen e pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesional nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala.
Për më tepër, U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit, në bazë të autorizimeve të tij, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj anëtarëve të komisionit të këtij procesi”, thuhet në njoftim.