Hajnat e çojnë “posht” qytetarin në Prishtinë, i vjedhin orën “Rolex” të 20 mijë eurove

Ndonëse është më e vështirë për të depërtuar brenda, as vjedhjet në banesa nuk janë të rralla. Ndonjëherë me çelësa, por edhe me forcë, shpesh hajnat arrijnë të vjedhin shuma të mëdha parash e të kapin gjësende me vlerë.

Cak i hajnave së fundmi ka qenë edhe banesa e një prishtinasi, në rrugën “Shkupi”, ku dikush ka arritur të hyjë brenda gjatë periudhës kur askush s’ka qenë aty. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka raportuar se i është vjedhur një orë ‘Rolex’ që kap vlerën e 20 mijë eurove dhe stoli tjera të arit.

Pronari i banesës ka deklaruar në Polici se vjedhja ka ndodhur në katër ditët e fundit, por nuk e di kur saktësisht pasi gjatë kësaj periudha s’ka qenë fare aty. Kur është kthyer gjatë ditës së sotme, e gjeti banesën të demoluar, me ç’rast pasi e kontrolloi e vërejti se ora i mungonte.

Me t’u denoncuar rasti, njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u bërë ekzaminimet e nevojshme dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shteti është iniciuar rasti si “Vjedhje e rëndë”.

Lexo edhe:  “Po mbytem prej 9 muajsh”, ylli i TikTok-ut tregon problemet e rënda që i shkaktoi ‘vape’