Marramendëse: Hajnat vodhën 100 mijë euro kesh dhe 300 mijë euro stoli në shtëpinë e Agnesa Vuthajt

Shtëpia e ish miss-it të Kosovës, Agnesa Vuthaj, ka qenë cak i një vjedhjeje.

Demokracia.com raportoi më herët se hajnat në shtëpinë e bukuroshes kosovare vodhën qindra mijëra euro para të gatshme dhe stoli.

Sipas raportit të brendshëm të Policisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë, ku hajnat vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe rreth 300 mijë euro stoli të tjera.

Sipas këtij raporti, Policia është njoftuar nga sigurimi i lagjes, pasi që Vuthaj nuk gjendej në shtëpi.

“Lidhur me këtë informatë është angazhuar njësia policore, ku e njëjta ka kontaktuar me sigurimin e lagjes dhe na njofton se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, ku kjo e fundit nuk është prezente dhe kanë vjedhur mbi 100 000 (njëqind mijë) Euro para të gatshme dhe diku rreth 300 000 mijë euro gjëra të çmueshme duke përfshirë, ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhet në raportin përshkrues të Policisë të siguruar nga Demokracia.com.

Lidhur me rastin është lajmëruar edhe Prokuroria.

Demokracia.com ka tentuar të marrë edhe një qëndrim zyrtar nga Policia e Kosovës, por ata ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë për këtë vjedhje

Lexo edhe:  Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës