Arrestohet 21 vjeçari, dyshohet se dhunoi një 16 vjeçare në Fushë Kosovë

Një 21 vjeçar është arrestuar gjatë të shtunës mbrëma.

Ai dyshohet se e ka dhunuar një vajzë 16-vjeçare në një nga motelet e Fushë Kosovës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi.

Munishi tha se nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

“Po, është ndaluar mbrëmë. Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Munishi.

Ai theksoi se rasti është ende duke u hetuar.

“Hetimet janë duke u vazhduar, ende është herët të japim një përgjigje përfundimtare”, tha ai.

Raportohet se vajza ka qenë e raportuar si e zhdukur për një javë.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes babai i dëshmorit nga Drenica