E dhimbshme: Sot varroset 16-vjeçari që vdiq duke punuar në ara

16-vjeçari Dilon Ramqaj, i cili vdiq mbrëmë në bjeshkët e Junikut, do të varroset sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Studenicë.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se viktima është gjetur në Gropën e Erenikut që ndodhet në bjeshkët e Junikut.

Ende nuk dihet shkaqet për vdekjen e tij.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, tha Gashi për Klan Kosova.

Lexo edhe:  BIA arreston një shqiptar në Luginë thonë se dërgonte armë në Kosovë