7-vjeçari bën krenar Kosovën, fiton në garat ndërkombëtare të matematikës

Molos Gashi, 7-vjeçar, ka korrur një sukses të madh në fushën e matematikës.

Ai ka fituar garat ndërkombëtare në matematikë në turneun e mbajtur në Dubai, shkruan lajmi.net.

Molosi është shfaqur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, duke e ngritur kupën e fituar në arenën ndërkombëtare.

Për talentin e Molosit ishte realizuar një storie e mëhershme nga mediat në Kosovë, i cili zgjidhte probleme të vështira matematikore.

Lexo edhe:  Arrestohet 22-vjeçari që gjuajti me armë dhe hedhi granatë në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan, ku po këndonte Mozzik