Lisi që ra sot në Mitrovicë, dëmtoi veturën e 70 mijë eurove

Një lis që u rrëzua në Mitrovicë shkaktoi dëme materiale në një mori automjetesh që ishin të parkuara afër tij.

Një nga të dëmtuarit thotë se ka dhjetëra mijëra euro dëme në veturën e tij, derisa do i ndjekë rrugët për dëmshpërblim.

Por në komunë thonë se nuk kanë buxhet për kompensim në këto raste.

Pushteti lokal ka riaktivizuar edhe komisionin përmes të cilit do bëhet evidentimi i drunjve që mund të përbëjnë rrezik, të cilët më pas do largohen.

Lexo edhe:  Pronari i një restauranti që i iku punëtori për në kurbet: Pagat nuk janë të vogla