Kështu duhet ta kalosh testin e shoferit në Kinë, ndoshta më i vështiri në botë

Një video e dhënies së provimit të shoferit në Kinë u publikua në Twitter dhe shumë pajtohen se është një nga më të vështirat në botë, shkruan DailyMail.

Videoja u shikua nga 13 milionë njerëz në një kohë shumë të shkurtër dhe u bë virale. Përkatësisht, videoja tregon se çfarë duhet të bëjë një kandidat në Kinë për të marrë të drejtën për të vozitur ligjërisht një veturë.

Terreni i provimit të patentëshoferit në Kinë është tepër i ngushtë dhe hapësira për manovrim është pothuajse minimale, vetura kalon të gjitha llojet e pengesave, nga parkimi deri te ngasja në një rrugë jashtëzakonisht të ngushtë.

Kandidati duhet të kalojë edhe drejtimin dhe manovrimin mbrapa, përshpejtimin, frenimin dhe e vetmja gjë që nuk duhet të bëni është të prekni vijën e bardhë.

Lexo edhe:  Në Kuvend me veshje transparente, ministrja serbe bëhet hit