3 persona përfundojnë në spital pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi dje

Në pasditen e djeshme ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë lënduar tre persona.

Vetura ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i Zveçanit në drejtim të Leposaviqit me shpejtësi të madhe, kur shoferi ka humbur kontrollin dhe vetura ka përfunduar në një dyqan buzë rrugës.

Sipas informacioneve të para në veturë kanë qenë tre persona, nga të cilët dy janë lënduar lehtë, ndërsa i treti më rëndë.

Zjarrfikësit kanë dalë në terren dhe se kanë lajmëruar ambulancën. Atyre u ka dalë punë në përpjekje për ta nxjerrë veturën nga dyqani.

Lexo edhe:  Gazeta franceze, “Le Monde”: Kurti është afër fitores në betejën për kontrollin e veriut