Kongresmeni në Kullën e Haradinajve me flamurin e Kosovës në gjoks, përshendetet sipas traditave
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka shkuar sot në Gllogjan të Deçanit për të bërë homazhe te kompleksi memorial i dëshmorëve.
“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, shkroi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Facebook. Ai e shoqëroi Torresin dhe e mirëpriti në Kullë.
Kongresmeni amerikan e mbante veshur një bluzë me flamurin e Kosovës dhe u bë pjesë e përshëndetjeve sipas zakoneve.
“Në Gllogjan sot, kisha nderin të pres një mysafir të veçantë, mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres. Në mesin e shumë miqve, sot na nderuan edhe atdhetari i madh Harry Bajraktari, ish deputetja Vasfije Krasniqi Goodman, kryetarë të komunave, deputetë, bashkëluftëtarë e kolegë të tjerë”, ka shkruar Haradinaj.