Vështirësohet qarkullimi në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shkak vërshimet e ujit
Nga mbrëmë është raportuar se në disa lagje të Mitrovicës ka pasur vërshime nga uji.
Si pasojë e sasisë së madhe të ujit edhe tek Liqeni Akumulues disa rrugë janë bërë të pa qarkullueshme, shkruan Jepi zë.
Edhe në Komunën e Vushtrrisë gjendja nuk paraqitet më e mirë, pasi raportohet se në disa vende ka pasur vërshime nga ujërat.
Magjistralja Mitrovicë-Prishtinë, në saktësisht në dalje të qytetit të Vushtrrisë, uji ka dalur në këtë rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Ndryshe, dy ditët e fundit Kosova dhe rajoni janë përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut.