Ministri Sveçla viziton sërish pikat kufitare në veri
Minstri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka vizituar sërish pikat kufitare në veri.
Sveçla ka qëndruar në këto pika për të disaten herë brenda një kohe të shkurtër.
Kjo vizitë vije pak orë para se të fillojë zbatimi i vendimit për targat, respektivisht shqiptimi i gjobave për qytetarët që nuk i kanë konvertuar ato në rks.
Përmes një postim, Sveçla, ka shkruar se policët që takoi ishin të motivuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të tyre.
Postimi i plotë:
Bashkë me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës vizitova pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnajk, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.
Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend.