Naser Pajazitajt i ulet dënimi, reagon vëllai i Donjetës: “Turpi ju mbuloftë, gjyqtarë t’pandershëm”

Vëllai i të ndjerës Donjeta Pajazitaj, Shkëlqimi, reagoi pasi Apeli e ka caktuar dënimin me burgim prej 35-vjetësh për Naser Pajazitajn, i cili akuzohet për vrasjen e 24-vjeçares.

Më anë të një postimi në Facebook, ai shpreh zhgënjimin dhe frustrimin ndaj sektorit të drejtësisë në Kosovë.

“Turpi ju mbuloftë, gjyqtarë t’pandershëm e t’pamoralshëm. Kofsh e mallkume #DrejtesiaEKosoves”, shkroi ai.

Para vendimit të fundit, Naser Pajazitaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.

Lexo edhe:  Lipjan: 5-vjeçari bie nga dritarja e shtëpisë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK