Çka ndodh pas vdekjes? Flasin mjekët, tregojnë çfarë kanë rrëfyer pacientët e rikthyer në jetë

Të gjithë kemi pyetur veten se çfarë ndjesie përjetohet ndërsa ngadalë ‘rrëshqasim’ nga jeta në vdekje.

Mund të jetë një perspektivë e frikshme për shumë njerëz, pasi është diçka e panjohur. Një mjek i njësisë së kujdesit intensiv (ICU) i cili ka studiuar pikërisht këtë moment për më shumë se 25 vjet, ka zuluar pesë gjërat kryesore që pacientët i kanë thënë atij për kufirin midis jetës dhe vdekjes.

Dr Sam Parnia, një profesor i asociuar në Departamentin e Mjekësisë në NYU Langone Health tha se për dekada, njerëzit kanë raportuar se kanë përjetuar rritje të vetëdijes kur zemrat e tyre ishin ndalur.

Ai tha se ishin pesë tema kryesore që dolën nga pacientët e studiuar.

Ndjenja se po ndodh CPR , ata dëgjojnë ekipin mjekësor, ndjejnë aktivitetet në kujdesin intensiv pas CPR. Po ashtu kishte nga ata që thanë se ndjeheshin se ishin duke u nisur drejt një destinacioni, teksa në fund ishte vlerësimi i jetës.

Nga këto tema, Dr Parnia tha për Medical News Today , se shumë pacientë reflektuan se si veprimet e tyre kishin ndikuar tek të tjerët. Kur bëhet fjalë për nisjen për në një destinacion, disa pacientë thanë se ndiheshin sikur po shkonin diku që i ngjante shtëpisë. Të tjerë kujtuan kujtimet e vjetra, madje disa kujtuan momente të frikshme nga jeta e tyre.

Dr Parnia tha: “Ne analizuam dëshmitë që njerëzit kishin dhe ishin në gjendje të identifikonin se ekziston një përvojë unike e kujtuar e vdekjes që është e ndryshme nga përvojat e tjera që njerëzit mund të kenë në spital ose gjetkë. Këto nuk janë halucinacione, nuk janë iluzione, nuk janë deluzione, ato janë përvoja reale që shfaqen kur vdes.”

Lexo edhe:  A pini ujë dy herë nga një shishe plastike? Ndaloni menjëherë

Dr Parnia prezantoi gjetjet e studimit të tij në seancat shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës në fillim të këtij viti.Studimi analizoi të dhënat nga 567 burra dhe gra që i ishin nënshtruar CPR pasi zemra e tyre pushoi së rrahuri.

Teksa mjekët u përpoqën t’i ringjallën, atyre u lidhën edhe pajisje monitorimi të trurit për të parë nëse kishte ndonjë shenjë të të mësuarit të pavetëdijshëm. Pajisjet projektuan gjithashtu një nga dhjetë imazhet e ruajtura në një ekran dhe gjithashtu do të luanin audio me fjalë të tilla si ‘mollë, dardhë dhe banane’ çdo pesë minuta.

Vetëm dhjetë për qind e këtyre pacientëve jetuan, me 28 nga grupi i mbijetuar i përzgjedhur për intervistë.

Ndërsa disa pacientë kujtuan se kishin kujtime specifike, Dr Parnia tha se këto kishte të ngjarë të ishin ‘interpretime të gabuara’ të ngjarjeve mjekësore. Për shembull, një pacient pretendoi se ndihej sikur po ‘digjej në ferr’ – me gjasë një reagim nga një pikim i kaliumit IV, shpjegoi Dr Parnia.

Kur u pajisën me imazhet që ishin shfaqur në ekran, asnjë pacient nuk ishte në gjendje t’i kujtonte ato dhe vetëm njëri kujtoi frutat e emërtuara kur ata kishin marrë CPR. Ekspertët thanë se kishte valë të trurit të aktivitetit që u shfaqën në disa raste, deri në 60 minuta në CPR.