Mësohet kush është njëri person që u sulmua në veri të Mitrovicës
Dy shqiptarë janë sulmuar në veri të Kosovës, ka konfirmuar Policia Rajonale.
Portali online “Insajderi” raporton që një nga të lënduarit është kameramani i këtij mediumi, Jetmir Muji.
“Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Insajderit.
Siç shkruan mediumi, i riu me kombësi shqiptare është kidnapuar nga disa serb. Është futur në një veturë të tyre. Është rrahur dhe është lënë në rrugë në pjesën veriore të Kosovës.
Kameramani i Insajderit ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre. Sulmuesit e kanë goditur Mujin pas kokës.
Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në emergjencën e Mitrovicës së Jugu