E zë rryma punëtorin në Prizren, dërgohet me urgjencë në Spital

Punëtorët në Kosovë ballafaqohen me shumë probleme, duke filluar nga mungesa e kontratave, kushtet jo të mira të punës e oraret e tej zgjatura. Shumë prej tyre lëndohen në vendin e punës, por jo gjithmonë Inspektorati gjobitë bizneset.

Një rast i lëndimit në vendin e punës është raportuar edhe sot në Policinë rajonale në Prizren.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije se një punëtor e ka zënë energjia elektrike derisa ka qenë duke punuar në rrugën “Latif Berisha” në Prizren.

Si pasojë e kontaktit me rrymën, punëtori ka pësuar lëndime në kokë, për çka ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit. Ndërsa Policia dhe Inspektori kanë dalë në vendin e ngjarjes, në kompaninë ku ndodhi rasti për të bërë ekzaminimet e nevojshme.

Pas mbledhjes së informatave të para, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që të iniciohet rasti dhe të hetohet në koordinim me Inspektoratin e Punës.

Lexo edhe:  Labinot Tahiri ia dhuron 500 euro Ferdonije Qerkezit, 500 tjera do t’ia dhurojë një veterani të UÇK-së