Jep dorëheqje nga QKUK kirurgu i njohur, i bënte presion drejtoresha

Kirurgu i njohur kosovar, Adem Kllokoqi ka dhënë dorëheqje nga puna në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Gazeta Insajderi nga burime të sigurta mëson se shkak i kësaj dorëheqje ishte presioni që i njëjti mori nga drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Zatriqi duke ia imponuar atij edhe largimin nga puna.

Insajderi ka kontaktuar me Kllokoqin dhe i njëjti konfirmoi se ka dhënë dorëheqje por, nuk dha më shumë detaje rreth kësaj.

“Erdhën rrethanat që s’kam mendu që kam me dhanë dorëheqje, por e vendosa ashtu, ka ardh tu u shtu presioni, edhe unë e vendosa me u largu. Drejtoreshës i kam tregu disa herë, kolegët e dijnë pse unë e kam lanë, deshta mos me kriju më shumë telashe“, tha Kllokoqi për Insajderin.

Ai tha se punën tashmë do ta vazhdojë në sektorin privat dhe se për të gjithë pacientët që i njëjti ka pasur dhe duan të ndërhyjnë diçka përsëri mund të kryej shërbime edhe pa pagesë.

Lexo edhe:  Kurti ndalte fjalën kur dëgjohej ezani, por ia “krisë” rakisë në Ramazan